Sport

Skandal në derbin spanjoll Real-Atletico, tifozët vërshëllejnë figurën e Beckenbauerit! - VIDEO

Në siklet kanë qenë edhe futbollistët e dy klubeve, gjë që dukej në fytyrat e tyre. Lojtarët gjithësesi dhuruan spektakël në këtë ndeshje e cila në kohën e rregullt prej 90 minutave u mbyll me shifrat 3-3.

11 Janar 2024, 01:18 Nga DOSJA
Skandal në derbin spanjoll Real-Atletico, tifozët

ARABI SAUDITE - E gjithë bota e futbollit po priste me padurim ndeshjen midis Real dhe Atlético në gjysmëfinale të Superkupës Spanjolle, por në prag të ndeshjes, ajo dëshmoi një turp të paparë.

Para se të luhej ndeshja në Riad, Arabia Saudite, organizatorët vendosën t’i bënin një homazh legjendës së futbollit gjerman që u nda nga jeta pak ditë më pare Franz Beckenbauer duke i kërkuar të gjithë të pranishmëve që të mbanin një minutë heshtje. Tifozët e dy klubeve tronditën botën teksa u dëgjuan duke vërshëllyer dhe duke thirrur në korr gjatë asaj periudhe të heshtjes.

Në siklet kanë qenë edhe futbollistët e dy klubeve, gjë që dukej në fytyrat e tyre. Lojtarët gjithësesi dhuruan spektakël në këtë ndeshje e cila në kohën e rregullt prej 90 minutave u mbyll me shifrat 3-3.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll