Sport

Ish-ylli i Manchesterit kërkon rikthimin në Premier League!

Situatë kjo që ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në ‘’humorin’’ e Matic, por, për momentin nuk ka asnjë skuadër angleze në horizont, ndërsa burimet pranë lojtarin lanë të hapur edhe mundësinë e tëheqjes së 35-vjeçarit që aktualisht po kalon një periudhë dëmtimi.

11 Janar 2024, 00:53 Nga DOSJA
Ish-ylli i Manchesterit kërkon rikthimin në Premier League!

ANGLI - Nemanja Matic është i palumtur në Francë. Ish-mesfushori i Romës, që gjatë verë vendosi të largohej nga kryeqyteti italian me destinacion Rennes, tashmë po mendon seriozisht të ardhmen e tij dhe mesfushori po diskuton edhe mundësinë e tërheqjes nga futbolli.

Burime pranë lojtarin kanë bërë me dije se ai dëshiron një mundësi të fundit në Premier League, kampionat në të cilin më parë ka luajtur për Chelsea dhe Manchester United në sezonet 2013-2022, ndërsa në ‘’ishull’’ ai u transferua që në verën e vitit 2009.

Në verën e vitit të kaluar, Matic pranoi ofertën e klubit francez, Rennes, me këta të fundit që i prezantuan projektin që përfshinte skuadrën edhe në garën për titullin kampion, por tashmë, pas mbylljes së fazës së parë në Ligue 1, Rennes ka ndryshuar trajner dhe është larg çdo objektivi.

Situatë kjo që ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në ‘’humorin’’ e Matic, por, për momentin nuk ka asnjë skuadër angleze në horizont, ndërsa burimet pranë lojtarin lanë të hapur edhe mundësinë e tëheqjes së 35-vjeçarit që aktualisht po kalon një periudhë dëmtimi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll