Sport

VIDEO/ Edoardo Bove goditet me një shishe birre pas kokës, në derbin Lazio-Roma...

Lojtari i AS Roma, Edoardo Bove u godit me një shishe birrë pas kokës pas zëvendësimit të tij të mërkurën gjatë derbit kundër Lazios në çerekfinale të Kupës së Italisë.

11 Janar 2024, 01:05 Nga DOSJA

VIDEO/ Edoardo Bove goditet me një shishe birre pas kokës, në

ITALI - Fundi i derbit romak ishte i stuhishëm pasditen e së mërkurës me tre kartonë të kuq të shpërndarë në sekondat e fundit të çerekfinales së fituar nga Lazio ndaj AS Roma (1-0). 

Njëzet minuta më parë, më e keqja u shmang, pasi një shishe birre qelqi u hodh nga tribuna ndaj lojtarit të AS Roma, Edoardo Bove.

Mesfushori italian sapo ishte larguar nga fusha, pasi u zëvendësua nga Stephan El Shaarawy (76’). Ai u godit nga shishja në qafë. Bove, pasi u përkul për disa sekonda, mundi të dilte nga fusha.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll