Sport

Liverpool ia del të fitojë me përmbysje me Fulham në “Anfield”! - VIDEO

2-1 dhe Liverpool fiton takimin e parë gjysmëfinal të EFL Cup, duke qenë një “hap” pranë finales, teksa Fulham-it tashmë i duhet patjetër fitorja në ndeshjen e kthimit për të shpresuar për të prekur finale.

11 Janar 2024, 01:01 Nga DOSJA
Liverpool ia del të fitojë me përmbysje me Fulham në

ANGLI - Liverpool e mbyll me fitore gjysmëfinalen e parë të EFL Cup ndaj Fulham-it, më sfidën e zhvilluar në “Anfield” që u mbyll me rezultatin 2-1. Kjo përballje u dominua në pjesën më të madhe nga “The Reds”, megjithatë ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës.

Pas asisit të Pereira, Willian shënoi për Fulham, duke e kaluar skuadrën e tij në avantazh në minutën e 19’ dhe duke bërë që fraksioni hapës të mbyllej me rezultatin 0-1. Takimi vazhdoi me këtë rezultat deri në minutën e 68’, kur pas asistit të Nunes, Jones realizoi golin e barazimit për Liverpool.

Teksa vetëm tre minuta më pas, po me asist të Nunez, Gakpo gjeti rrugën drejt rrjetë dhe përmbysi rezultatin e ndeshjes. 2-1 dhe Liverpool fiton takimin e parë gjysmëfinal të EFL Cup, duke qenë një “hap” pranë finales, teksa Fulham-it tashmë i duhet patjetër fitorja në ndeshjen e kthimit për të shpresuar për të prekur finale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll