Sport

Onana do humbasë ndeshjen e parë të Kamerunit për të luajtur me Man.United...

André Onana do të humbasë ndeshjen e parë të Kamerunit në AFCON, pasi portieri ka zgjedhur të luajë për Manchester United në ndeshjen e Premier League kundër Tottenham të dielën.

11 Janar 2024, 08:30 Nga DOSJA

Onana do humbasë ndeshjen e parë të Kamerunit për të

ANGLI - Portieri André Onana do të humbasë ndeshjen e parë të Kamerunit AFCON kundër Guinesë të hënën, pasi ai ka zgjedhur të luajë për Manchester United në ndeshjen e Premierligës kundër Tottenham Hotspur një ditë më parë, sipas Reuters.

Federata e Futbollit të Kamerunit dhe klubi anglez kanë në diskutime për një datë mbërritjeje të portierit në Bregun e Fildishtë, i cili tashmë e kishte vonuar një herë udhëtimin e tij për të marrë pjesë në fitoren e ekipit të tij kundër Wigan (2-0 në raundin e 3-të të FA Cup) këtë të hënë.

Kështu, Andre Onana nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e Grupit C ndërmjet Kamerunit dhe Guinesë, por duhet të jetë i pranishëm në ndeshjet e “Luanëve të Paepur” kundër Senegalit (19 janar) dhe Gambisë (23 janar).

Marrëdhëniet e portierit kanë qenë të trazuara prej disa kohësh me kombëtaren e tij: portieri 27-vjeçar kishte debatuar dukshëm me trajnerin Rigobert Song gjatë Kupës së Botës 2022 në Katar, por u kthye pas një pajtimi mes dy palëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll