Sport

Stoli i Mauricio Pochettinos te Chelsea nuk është në rrezik, ai ka alibi...

Sezoni zhgënjyes i deritanishëm i londinezëve nuk kërcënon pozicionin e trajnerit argjentinas

10 Janar 2024, 18:40 Nga DOSJA
Stoli i Mauricio Pochettinos te Chelsea nuk është në rrezik, ai

ANGLI - Chelsea pësoi një tjetër dështim të marten, kur humbi ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Ligës kundër Middlesborugh (0-1), e cila ishte humbja e nëntë e bluve në një sezon që është shumë më poshtë se pritjet, pas parave të investuara në vitin e fundit.

Megjithatë, kjo nuk ndikon te Mauricio Pochettino si trajner i klubit, thotë “The Telegraph”, duke theksuar se, pavarësisht se Chelsea është në vendin e 10-të në Premier League, ata kanë vetëm gjashtë pikë më pak se West Ham-i i 6-ti dhe vazhdojnë në FA Cup, fituesi i të cilit është i garantuar për një vend në Europa League. 

Është e vërtetë që një nga objektivat e klubit për këtë sezon ishte kualifikimi në kompeticionet evropiane, por ky nuk është kriteri i vetëm që do të vlerësojë ecurinë e Pochettinos.

Në vitin 2023, Chelsea investoi afër 800 milionë euro në nënshkrimin e lojtarëve duke shpresuar, sipas të njëjtit burim, se kjo do të mjaftonte për të konfirmuar kthimin e klubit në Champions League. Megjithatë, pronari i klubit Todd Boehly e di se krijimi i asaj pritshmërie ishte një gabim.

Kjo sepse, pavarësisht investimit të madh, skuadrës së Chelseat i mungon lidershipi - mbrojtësi 20-vjeçar Levi Colwill ishte kapiten i ekipit kundër Middlesbrough dhe nuk ka një sulmues golashënues. Anësori Cole Palmer, me tetë gola në 21 ndeshje, është golashënuesi më i mirë i ekipit, aspekte këto që kanë dëmtuar performancën e ekipit.

Në 26 ndeshje këtë sezon, Chelsea ka 12 fitore, pesë barazime dhe nëntë humbje. Takimi i radhës do të jetë me Fulhamin për xhiron e 21-të të Premierligës, të shtunën. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll