Sport

Crystal Palace... në treg, John Textor po mendon për shitjen e aksioneve të tij

Kërkohet një investitor serioz për të drejtuar nga kontrolluar klubin

10 Janar 2024, 18:25 Nga DOSJA
Crystal Palace... në treg, John Textor po mendon për shitjen e
John Textor ka qenë investitor te Crystal Palace që nga viti 2021

ANGLI - Eagle Football Holdings, e cila ka aksione te Lyon dhe Botafogo, po mendon të shesë 45% të aksioneve që zotëron te Crystal Palace.

I njëjti burim thekson se kjo shitje mund të ndikojë në vetë Premier League, pasi një investitor i ri potencial duhet të dëshirojë të ketë kontroll mbi vendimet e klubit, të cilat, për momentin, kanë ende ndikimin e Steve Parish. 

Parish është presidenti i Crystal Palace dhe investitori më jetëgjatë në klub, që nga viti 2010 dhe pavarësisht se aktualisht zotëron vetëm 10% të aksioneve të klubit, ai është një figurë e rëndësishme në vetë Premier League, duke qenë një nga zërat që shumica mbron interesat e 14 klubeve që nuk janë pjesë e Big Six-it anglez: Man.United, Liverpool,  Arsenal, Man.City, Chelsea  dhe Tottenham. 

Crystal Palace... në treg, John Textor po mendon për shitjen e
Steve Parish

Gazeta angleze raporton se, nëse edhe Parish do të largohej nga Crystal Palace, kjo do të çonte në një ndryshim në marrëdhëniet brenda vetë ligës. Prandaj, pritet që një investitor potencial i interesuar për të investuar në Crystal Palace, përveç 45% që zotëron John Textor, të blejë edhe 10% të tjerë që i përket Steve Parish. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll