Aktualitet

EMRAT/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohen nënë e bir në Tiranë, pritet ekstradimi drejt Italisë

Të kërkuar ndërkombëtarisht për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, kapen në Tiranë dhe arrestohen me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 2 shtetas (nënë e bir)

9 Janar 2024, 09:22 Nga N.F
EMRAT/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe
Foto ilustruese

TIRANË- Dy persona me qëllim ekstradimin drejt Italisë janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë dy të arrestuarrit janë nënë dhe bir 63-vjeçarja, Deshira Goseni dhe 44-vjeçari, Eduard Goseni. Sipas policisë ata akuzohen për veprat penale "Organizata kriminale" dhe "Trafikimi i narkotikëve".

 

Njoftimi i i plotë:

DVP Tiranë/Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, operacioni policor i koduar "Afternoon". Të kërkuar ndërkombëtarisht për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, kapen në Tiranë dhe arrestohen me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 2 shtetas (nënë e bir).

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Afternoon". Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në Rrugën e Dibrës dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasit:-Deshira Goseni, 63 vjeçe, dhe Eduard Goseni, 44 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Veronas, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Organizata kriminale" dhe "Trafikimi i narkotikëve", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali.

policia ekstradim itali

Sondazh

Poll