Aktualitet

Përplasi për vdekje 4-vjeçarin dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari

Pas ngjarjes 38-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes.

9 Janar 2024, 09:05 Nga N.F
Përplasi për vdekje 4-vjeçarin dhe u largua, arrestohet
Foto ilustruese

FUSHË KRUJË- Një 38-vjeçar me inicialet E. B. është vënë në pranga pasi mbrëmjen e djeshme ka përplasur me makinë në aksin rrugor “Tiranë-Fushë Krujë” një 4-vjeçar dhe babain e tij. Pas ngjarjes 38-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes.  Më tej në njoftim bëhet me dije se djali ka humbur jetën në spital.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor Krujë arrestuan shtetasin E. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor “Tiranë-Fushë Krujë”, ka aksidentuar shtetasin B. B., dhe djalin e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve, 4-vjeçari ka humbur jetë në spital.

fushe kruje arrestim aksident

Sondazh

Poll