Aktualitet

Dhunë, drogë dhe vjedhje, çfarë ka ndodhur në Tiranë, 12 të arrestuar

Në pranga ra 25-vjeçari me inicialet Xh. Sh. dhe 36-vjeçari me inicialet E. M., pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë. Po ashtu në prenga ra dhe një 37-vjeçar me inicialet A. S., pasi në afërsi të Piramidës, dyshohet se i ka vjedhur motorin elektrik, një personi.

9 Janar 2024, 08:59 Nga M.B

Dhunë, drogë dhe vjedhje, çfarë ka ndodhur në

Tiranë- 12 persona kanë rënën në pranga për vepra të ndryshme penale në kryeqytet. Policia e Tiranës njofton se të arrestuarit janë vënë në pranga pasi kanë kryer vjedhje, janë përfshirë në akte dhune apo u është gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike. Konkretisht në pranga ra 25-vjeçari me inicialet Xh. Sh. dhe 36-vjeçari me inicialet E. M., pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë. Po ashtu në pranga ra dhe një 37-vjeçar me inicialet A. S., pasi në afërsi të Piramidës, dyshohet se i ka vjedhur motorin elektrik, një personi.

U arrestua dhe një 45-vjeçar me inicialet K. P., banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, 45-vjeçari, gjatë shoqërimit në komisariat, ka kundërshtuar me forcë, punonjësit e Policisë. Gjithashtu është ndaluar një 34-vjeçar me inicialet A. S., pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën e një personi. Në pranga ra dhe 18-vjeçari me inicialet I. D., pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Vihen në pranga 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit: - Xh. Sh., 25 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. S., 37 vjeç, banues në Shkozë, pasi në afërsi të Piramidës, dyshohet se i ka vjedhur motorin elektrik, një shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin K. P., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, 45-vjeçari, gjatë shoqërimit në komisariat, ka kundërshtuar me forcë, punonjësit e Policisë. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasen A. S., 34 vjeçe, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases V. B.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen I. D., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Specialistët e Qarkullimit Rrugor Krujë arrestuan shtetasin E. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor “Tiranë-Fushë Krujë”, ka aksidentuar shtetasin B. B., dhe djalin e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve, 4-vjeçari ka humbur jetë në spital.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit: - E. F., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në rrugën "Gramoz Pashko", është përplasur me një automjet tjetër të parkuar, me pasojë vetëm dëme materiale; - A. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor “Tiranë-Durrës”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga; - F. O., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Elbasanit, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin M. Ç., 82 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

- A. B., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në afërsi të TEG-ut, ka aksidentuar shtetasin E. P., 60 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje; - E. S., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën "Ali Shefqeti", ka aksidentuar shtetasen L. Gj., 60 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

policia arrestime

Sondazh

Poll