Bota

Çfarë pret Ankaraja? Ministri i Jashtëm turk dhe Blinken bisedë telefonike pas vendimit për Suedinë

Gjatë bisedës telefonike u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në Gaza, ku pala turke kujtoi se duhet të ketë armëpushim sa më shpejt dhe të fillojnë negociatat për një paqe të përhershme.

27 Dhjetor 2023, 19:55 Nga A.TH
Çfarë pret Ankaraja? Ministri i Jashtëm turk dhe Blinken
antony blinken dhe hakan fidan

TURQI- Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit të SHBA Anthony Blinken, një ditë pasi Komisioni i Punëve të Jashtme miratoi protokollin e anëtarësimit në NATO për Suedinë.

Sipas mediave të huaja, përveç kësaj çështjeje është folur edhe për zhvillimet në Qipro. Duke iu referuar vendimit të djeshëm të Komisionit të Punëve të Jashtme për Suedinë, ministri turk tha se procesi vazhdon në Asamblenë Kombëtare të Turqisë, në pritje të miratimit edhe nga seanca plenare.

Lidhur me çështjen e shitjes së avionëve luftarakë amerikanë F-16 në Turqi, Hakan Fidan mësohet të ketë deklaruar se pala turke pret që qeveria amerikane dhe Kongresi amerikan të veprojnë në përputhje me frymën e aleancës dhe të përmbushin angazhimet e tyre. Gjatë bisedës telefonike u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në Gaza, ku pala turke kujtoi se duhet të ketë armëpushim sa më shpejt dhe të fillojnë negociatat për një paqe të përhershme.

Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë patur një sërë komunikimesh në javët e fundit, pasi Ankaraja kërkon blerjen e avionëve F-16, për shkak të mangësive në Forcat Ajrore. Mbetet që kjo çështje të diskutohet ende në Kongresin amerikan.

hakan fidan antony blinken

Sondazh

Poll