Bota

Shkëmbim zjarri mes Izraelit dhe Hezbollahut, humbin jetën 3 persona

IDF theksoi gjithashtu se përmes sulmit synonte burimet e zjarrit që vinin nga Libani, pasi u dëgjuan sirenat e alarmit në kibutcin Rosh HaNikra, në Detin Mesdhe në Izraelin veriperëndimor.

27 Dhjetor 2023, 18:08 Nga A.TH
Shkëmbim zjarri mes Izraelit dhe Hezbollahut, humbin jetën 3 persona
Gaza

LIBAN- Tre persona humbën jetën gjatë natës në sektorin lindor të Libanit jugor gjatë një sulmi ajror izraelit. Sipas Agjencisë Kombëtare të lajmeve në Liban dhe mediave sociale të Hezbollahut, një nga të vrarët ishte luftëtar i grupit që vepron në kufi me Izraelin.

Hezbollahu është një lëvizje islamike e mbështetur nga Irani me një nga forcat paraushtarake më të fuqishme në Lindjen e Mesme. Grupi, i cili ka bazën e tij kryesore në kufirin Izrael-Liban, mund të bëhet një lojtar i fuqishëm në luftën Hamas-Izrael dhe të ndezë një konflikt më të gjerë rajonal. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë gjatë natës se një avion luftarak goditi një vendndodhje të Hezbollahut në Liban.

Të mërkurën në mëngjes, IDF deklaroi se goditi zona të tjera në Liban. IDF theksoi gjithashtu se përmes sulmit synonte burimet e zjarrit që vinin nga Libani pasi u dëgjuan sirenat e alarmit në kibutcin Rosh HaNikra, në Detin Mesdhe në Izraelin veriperëndimor. Hezbollahu shtuan sulmet ndaj njëri-tjetrit që me sulmin e Hamasit në 7 tetor.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Bota 27 Dhjetor 2023, 16:17 I.A

Aktakuzë e re për rastin e Ivanoviç

Oliver Ivanoviç KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj M.M, në rastin që ka të bëjë ...