Bota

Shmangin sanksionet e SHBA-së/ Rusia dhe Irani do të përdorin monedhat e tyre në tregti

Irani është bërë jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kremlinin, pasi sanksionet perëndimore të vendosura për luftën e Moskës në Ukrainë kufizuan rrugët tregtare të Rusisë jashtë.

27 Dhjetor 2023, 19:25 Nga A.TH
Shmangin sanksionet e SHBA-së/ Rusia dhe Irani do të përdorin
Parate

IRAN- Irani dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje për të tregtuar në monedhat e tyre në vend të dollarit, njoftuan sot media shtetërore iraniane. Marrëveshja, u finalizua gjatë një takimi midis guvernatorëve të bankave qendrore të dy vendeve gjatë një ceremonie që u zhvillua në Rusi. Si Irani ashtu edhe Rusia janë subjekt i sanksioneve të SHBA-së.

"Bankat dhe institucionet financiare tani mund të përdorin infrastrukturën, duke përfshirë sistemet ndërbankare që nuk janë pjesë e sistemit ndërkombëtar ndërbankar SWIFT për të kryer transaksione në monedha vendase," raportoi media shtetërore.

Anëtarët e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik (EEU) të udhëhequr nga Rusia nënshkruan një marrëveshje gjithëpërfshirëse të tregtisë së lirë me Iranin në 25 dhjetor. Irani është bërë jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kremlinin, pasi sanksionet perëndimore të vendosura për luftën e Moskës në Ukrainë kufizuan rrugët tregtare të Rusisë jashtë vendit dhe e kanë detyruar atë të kërkojë tregje jashtë Evropës. Autoritetet iraniane u shprehën se bashkëpunimi ushtarak me Rusinë po zgjerohet. Irani dhe Rusia finalizuan një marrëveshje që Moska ta furnizonte atë me avionë luftarakë Su-35, helikopterë sulmues Mi-28 dhe avionë trajnues Yak-130.

swift

Sondazh

Poll