Bota

Zgjedhjet paraprake në SHBA/ Gjykata e Michiganit lejon emrin e Donald Trump në fletën e votimit

Ndryshe nga Kolorado, padia në Michigan nuk arriti të shqyrtohej në gjyq dhe u hodh poshtë në fillim të procesit, duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Apelit.

27 Dhjetor 2023, 18:37 Nga A.TH
Zgjedhjet paraprake në SHBA/ Gjykata e Michiganit lejon emrin e Donald
Donald Trump

SHBA- Gjykata e Lartë e Michiganit rrëzoi kërkesën për të përjashtuar ish-presidentin Donald Trump nga votimi paraprak i vitit 2024, bazuar në akuzat për kryengritje ndaj Kushtetutës së SHBA-së. Mediat e huaja raportojnë se rezultati, i cili përgjithësisht pritej, është një fitore për ish-presidentin, megjithëse një përpjekje për ta hequr atë mund të rinovohet për zgjedhjet e përgjithshme. Vendimi i ditës së sotme është në kontrast me vendimin e fundit nga Gjykata e Lartë e Kolorados, e cila vendosi që Trump të hiqej nga fleta e votimit për shkak të akuzave që janë ngritur kundër tij në trazirat e Kapitolit të 6 janarit. Vendimi është pezulluar në pritje të apelit.

Me këto vendime të kundërta me njëra-tjetrën, apelimet e pritshme në Gjykatën e Lartë të SHBA bëhen edhe më kritike. Ndryshe nga Kolorado, padia në Michigan nuk arriti të shqyrtohej në gjyq dhe u hodh poshtë në fillim të procesit. Një gjykatë e ndërmjetme e apelit la në fuqi vendimin për hedhjen e çështjes për arsye procedurale.
Gjykatësi i Gjykatës së Kërkesave të Miçiganit, i cili mori për herë të parë çështjen, tha se ligji i shtetit nuk u jep zyrtarëve zgjedhorë asnjë liri veprimi për të kontrolluar përshtatshmërinë e kandidatëve primar presidencialë. Ai tha gjithashtu se ky rast ngriti një çështje politike që nuk duhet të vendoset në gjykata.

“Për momentin, e vetmja ngjarje që do të ndodhë janë zgjedhjet paraprake presidenciale. Por, siç shpjegohet, nëse Trump skualifikohet nuk ka rëndësi për vendosjen e tij në atë fletëvotim të veçantë,” tha Gjykata e Apelit në Michigan.

Urdhri nga Gjykata e Lartë e Miçiganit ishte i panënshkruar dhe gjykata nuk publikoi një rezultatin e votimit. Ndryshe nga Kolorado, gjykatat e Miçiganit e refuzuan çështjen tërësisht për arsye procedurale. Ata kurrë nuk arritën t’i jepnin përgjigje pyetjes nëse 6 janari ishte një kryengritje dhe nëse Trump u përfshi në të. I ratifikuar pas Luftës Civile, Amendamenti i 14-të thotë se zyrtarët që bëjnë betimin për të mbështetur Kushtetutën u ndalohet nga posti i ardhshëm nëse "angazhohen në kryengritje".

Dispozita u përdor për të skualifikuar mijëra ish-konfederatë. Por është aplikuar vetëm dy herë që nga viti 1919, dhe formulimi i paqartë nuk përmend presidencën. Padia në Michigan u ngrit në shtator nga një organizatë mbrojtëse, Free Speech For People, në emër të një grupi votuesish.

donald trump

Sondazh

Poll