Bota

Izraeli kthen trupat e 80 palestinezëve në Gaza pas procesit të identifikimit

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se gjatë luftës, trupat janë transportuar në Izrael për një procedurë identifikimi si pjesë e përpjekjeve për të gjetur pengjet dhe personat e zhdukur.

27 Dhjetor 2023, 17:50 Nga r.ll
Izraeli kthen trupat e 80 palestinezëve në Gaza pas procesit të
foto ilustruese

TEL AVIV- Izraeli ka kthyer trupat e 80 palestinezëve në Gaza, pasi kishte kryer procesin e identifikimin nëse ishin apo jo  pengje izraelitë të vrarë në enklavë.

Ministria palestineze e shëndetësisë tha se kufomat ishin varrosur dhe autoritetet regjistruan detaje për të ndihmuar në identifikimin e mëvonshëm, por autoritetet e Gazës ende po përpiqeshin të kuptonin se kur dhe ku u vranë dhe kush ishin. Izraeli tha se po i kthente trupat pasi konfirmoi se ata nuk ishin pengje të marra nga Hamasi më 7 tetor, raporton Sky News

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se gjatë luftës, trupat janë transportuar në Izrael për një procedurë identifikimi si pjesë e përpjekjeve për të gjetur pengjet dhe personat e zhdukur.

"Vështirësitë në identifikimin e të vrarëve e bëjnë të nevojshme transferimin e atyre trupave në Izrael për identifikim mjekoligjor... në mënyrë që të përjashtohet identifikimi i tyre si pengje izraelite," tha zëdhënësi. Ministria e Shëndetësisë tha se trupat u dorëzuan nga Izraeli përmes pikës kufitare Kerem Shalom.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Bota 27 Dhjetor 2023, 16:17 I.A

Aktakuzë e re për rastin e Ivanoviç

Oliver Ivanoviç KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj M.M, në rastin që ka të bëjë ...