Bota

Viktimat në Tetovë ishin babë e bir, ministri i Brendshëm i RMV-së: Bëhet fjalë për çështje të pazgjidhura pronësore në një familje

Mësohet pas sherrit, Islami ka qëlluar me armë zjarri drejt dy kushërinjve të tij babë e bir, 52 dhe 28-vjeç, ku i plagosur mbeti edhe një person i tretë, i cili u transportua në spitalin e Shkupit. 

27 Dhjetor 2023, 18:55 Nga r.ll
Viktimat në Tetovë ishin babë e bir, ministri i Brendshëm i
foto nga vendngjarja

TETOVË- Një vrasje me armë zjarri u regjistrua pasditen e sotme në Çellopek të Tetovës, ku mbetën të vdekur dy persona dhe u plagosën dy të tjerë. 

Autori i ngjarjes tashmë i arrestuar, Ilmi Islami, 60-vjeç i cili gjithashtu mbeti i plagosur, pasi dyshohet se u vetëlëndua me armë, u dërgua fillimisht në spitalin e Tetovës, më pas në atë të Shkupit.

Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për një vendparkim. Mësohet pas sherrit, Islami ka qëlluar me armë zjarri drejt dy kushërinjve të tij babë e bir, 52 dhe 28-vjeç, ku i plagosur mbeti edhe një person i tretë, i cili u transportua gjithashtu në spitalin e Shkupit. 

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ministri për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski, i cili tha se vrasja e sotme kishte ndodhur për shkak të çështjeve të pazgjidhura pronësore.

“Për momentin kolegët punojnë në raport me zbardhjen e ngjarjes, bëhet fjale për çështje të pazgjidhura pronësore në një familje. Këto janë të dhënat e para që i kanë dërguar kolegët tanë nga terreni. Presim që së shpejti të kompletohet gjithë procesi dhe do të kemi më shumë informata të detajuara”, deklaroi Spasovski. Ai theksoi që autoritetet janë duke punuar për zbardhjen e rastit, për të cilën do të ketë edhe më shumë detaje.

vrasje ne tetove

Sondazh

Poll