Bota

Ndahet nga jeta ish-presidenti i Komisionit Europian, 98-vjeçari konsiderohet si arkitekti i BE-së moderne

Ai ndihmoi në krijimin e tregut të vetëm duke lejuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve brenda bllokut.

27 Dhjetor 2023, 18:59 Nga I.A
Ndahet nga jeta ish-presidenti i Komisionit Europian, 98-vjeçari
Jacques Delors

FRANCË- Ish-presidenti i Komisionit Evropian Jacques Delors, i konsideruar si arkitekti i BE-së moderne, ka vdekur në moshën 98-vjeçare. Ai ndihmoi në krijimin e tregut të vetëm duke lejuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve brenda bllokut.

Duke shërbyer nga viti 1985 deri në 1995, Delors hodhi gjithashtu bazat për monedhën e përbashkët evropiane, euron. Por për ata që janë skeptikë ndaj integrimit, veçanërisht në MB, ai shihej si një simbol i ndërhyrjes së Brukselit. Vajza e Delors, Martine Aubry tha se ai kishte vdekur në gjumë të mërkurën në mëngjes në shtëpinë e tij në Paris.

Ai drejtoi Komisionin Evropian nga viti 1985 deri në 1995, një dekadë që pa hapa të mëdhenj në integrimin e bllokut. Këto përfshinin krijimin e tregut të përbashkët, marrëveshjet e Shengenit për udhëtimet, programin Erasmus për shkëmbimet e studentëve dhe krijimin e monedhës së përbashkët të bllokut, euros. Përpjekja e tij për integrim të shtuar hasi në rezistencë në disa vende anëtare, veçanërisht në Britani nën kryeministren Margaret Thatcher.

Delors më vonë themeloi institute kërkimore me qëllim të avancimit të federalizmit evropian dhe në vitet e fundit paralajmëroi për rreziqet e populizmit në Evropë, duke bërë thirrje gjithashtu për "guxim" në trajtimin e pasojave të Brexit.

jacques delors

Sondazh

Poll