Bota

Sherr për dhuratat e Krishtlindjeve, vëllai vret motrën në Florida

Abrielle Baldwin, 23 vjeç, u qëllua në gjoks nga njëri prej vëllezërve, ndërsa aty pranë kishte djalin e saj 10 muajsh në një karrocë.

27 Dhjetor 2023, 19:18 Nga A.TH
Sherr për dhuratat e Krishtlindjeve, vëllai vret motrën në
Bob Gualtieri

SHBA- Dy vëllezër adoleshentë u arrestuan në Florida, pasi motra e tyre u qëllua dhe vdiq gjatë një sherri për dhuratat e Krishtlindjeve. Abrielle Baldwin, 23 vjeç, u qëllua në gjoks nga njëri prej vëllezërve, ndërsa aty pranë kishte djalin e saj 10 muajsh në një karrocë. Më pas vëllai që qëlloi motrën u qëllua nga vëllai tjetër që ishte i pranishëm.

Sherifi i policisë së Floridës, Bob Gualtieri u tha gazetarëve se adoleshenti më i madh, i cili është 15 vjeç, u largua nga vendi i ngjarjes dhe hodhi armën. Vëllai më i vogël, një 14-vjeçar, u dërgua në spital në gjendje të qëndrueshme dhe do të dërgohet në paraburgim kur të lirohet.

“Prokurorët vendas do ta shqyrtojnë rastin dhe do të vendosin nëse do ta akuzojnë atë si të rritur për vrasjen e motrës së tij," shtoi Sherif Gualtieri.

Gualtiershpjegoi se nëna e dy fëmijëve pësoi gjakderdhje të brendshme dhe nuk mund të merrte frymë, por ai shtoi se foshnja në karrocë nuk ishte dëmtuar. 15-vjeçari u arrestua dhe u akuzua për tentativë vrasjeje të shkallës së parë dhe manipulim provash.

abrielle baldwin

Sondazh

Poll