Bota

TRAGJEDI në SHBA/ Shpërthen në flakë një shtëpi në Arizona, humbin jetën 5 fëmijë

Autoritetet po hetojnë incidentin megjithatë nuk dihen ende shkaqet e tragjedisë. Katër fëmijët ishin vëllezër e motra dhe fëmija i pestë ishte një i afërm, sipas Emily Fromelt, zëdhënëse e Departamentit të Policisë së qytetit Bullhead. 

18 Dhjetor 2023, 15:20 Nga a.l
TRAGJEDI në SHBA/ Shpërthen në flakë një shtëpi
Zjarr në Arizona

SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Arizona të SHBA, ku një shtëpi është përfshirë nga flakët e për pasojë 5 fëmijë kanë humbur jetën. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të shtunën dhe të miturit nuk arritën të largoheshin nga shtëpia e tyre e cila ndodhet pranë lumit Kolorado. 

Autoritetet po hetojnë incidentin megjithatë nuk dihen ende shkaqet e tragjedisë. Katër fëmijët ishin vëllezër e motra dhe fëmija i pestë ishte një i afërm, sipas Emily Fromelt, zëdhënëse e Departamentit të Policisë së qytetit Bullhead. 

zjarr ne arizona

Sondazh

Poll