Bota

Shqiptari i dehur në Itali futet kundravajtje në rrethrotullim, plagos dy karabinier

Ata janë transportuar në spital, ku njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë. Sa i përket shqiptarit, kishte një arsye pse ndodhi gjithçka.

18 Dhjetor 2023, 10:27 Nga h.k
Shqiptari i dehur në Itali futet kundravajtje në rrethrotullim, plagos
Aksidenti

ITALI- Një 68-vjeçar shqiptar në Itali është përfshirë në një akisdent mëngjesin e sotëm në Via Manzoni, Milano. Ai është futur me automjetin e tij kundravajtje në një rrethrotullim, ku nga gjendja e dehur ka humbur kontrollin e makinës.

Ai u përplas me një patrullë të karabinierëve që ndodheshin aty. Për pasojë mbetën të lënduar dy karabinierë njëri 30 dhe tjetri 51 vjeç, thuhet në Il Giorno.

Ata janë transportuar në spital, ku njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë. Sa i përket shqiptarit, kishte një arsye pse ndodhi gjithçka. Ai rezultoi se ishte në gjendje të dehur në timon.

Policia italiane po vijon hetimet për të zbuluar dinamikën e plotë të këtij aksidenti. Deri më tani, identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur.

aksident ne itali

Sondazh

Poll