Bota

Athina në alarm, vendoset bombë pranë Komisariatit të Policisë

Sipas informacioneve, çanta e dyshimtë përmbante një bombë aktive e cila është neutralizuar nga shërbimet kompetente.

18 Dhjetor 2023, 14:28 Nga h.k
Athina në alarm, vendoset bombë pranë Komisariatit të
Policia

ATHINË- Një alarm për bombë është njoftuar nga policia e Athinës, pranë një komisariati të kryeqytetit. Sipas njoftimit një çantë e dyshimtë e lënë nga disa persona të panjohur pranë ambienteve të policisë ka bërë që strukturat të vendosen në veprim. 

Sipas informacioneve, çanta e dyshimtë përmbante një bombë aktive e cila është neutralizuar nga shërbimet kompetente, raportohet në media

Kujtohet se një person i panjohur ka telefonuar në orën 12.29, ku ka folur për një bombë e cila mund të shpërthejë pas 45 minutave. 

greqia athina alarm per bombe

Sondazh

Poll