Bota

Grabitet me armë pika e këmbimit në Prishtinë, autorët marrin rreth 50 mijë euro

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, ku është bërë e ditur se po ndërmerren veprimet e nevojshme për të zbuluar rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.

18 Dhjetor 2023, 13:09 Nga r.ll
Grabitet me armë pika e këmbimit në Prishtinë, autorët
pamje nga vendngjarja

PRISHTINË- Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur sot në një pikë këmbimi në lagjen Tophane në Prishtinë.

Lidhur me rastin, ka folur pronari i kompanisë, i cili tha se dyshohet se grabitja është kryer nga dy persona, të cilët janë futur në lokal me kallashnikov në dorë dhe kanë arritur të marrin 45-50 mijë euro.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, ku është bërë e ditur se po ndërmerren veprimet e nevojshme për të zbuluar rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.

“Sot rreth orës 10:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash. Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit” – ka njoftuar Policia.

grabitje ne prishtine

Sondazh

Poll