Bota

Kancelari gjerman, Olaf Scholz diagnostikohet me Covid-19

Zëdhënësi i tij lajmëroi se kancelari nuk do të marrë pjesë në takimet publike sot dhe nesër.

18 Dhjetor 2023, 12:32 Nga r.ll
Kancelari gjerman, Olaf Scholz diagnostikohet me Covid-19
olaf scholz

GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz është diagnostikuar me Covid-19. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë kancelari në një postim në platformën "X".

"Është e qartë se kjo nuk është një surprizë për të cilën jam i lumtur. Testet e mia aktuale Covid-19 tregojnë dy rreshta. Tani kam simptoma të lehta dhe fillimisht punoj vetëm nga tavolina ime.", shkruan Scholz.

Edhe zëdhënësi tij, Steffen Hebestreit shprehet se kancelari është në zyrën e tij dhe po merr pjesë në biznesin e qeverisë me video-konferencë. Ai lajmëroi gjithashtu se kancelari nuk do të marrë pjesë në takimet publike sot dhe nesër.

”Një vizitë e kryeministrit sllovak Robert Fico për të martën është anuluar”, tha Hebestreit.

olaf scholz

Sondazh

Poll