Bota

Zgjedhjet në Serbi, partia e Vuçiç kryeson me 46.76 përqind të votave

Ende kanë mbetur më pak se 400 qendra votimi për tu numëruar.

18 Dhjetor 2023, 14:04 Nga r.ll
Zgjedhjet në Serbi, partia e Vuçiç kryeson me 46.76
aleksander vuçiç

SERBI- Komisioni Zgjedhor i Serbisë deri në orën 13:00 ka shpallur rezultatet e reja të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ku kanë mbetur më pak se 400 qendra votimi për tu numëruar. 

Lista zgjedhore e Aleksandër Vuçiçit "Serbia nuk duhet të ndalet" ka fituar shumicën absolute rreth 46.76 për qind të votave, shkruajnë mediat serbe. 

Lista "Serbia kundër dhunës" ka fituar 23,48 për qind të votave, Partia Socialiste e Serbisë – 6,58, lista elektorale "Shpresa për Serbinë" ka 5,3 për qind, lista “Ne – Zëri i Popullit – Branimir Nestoroviç” – 4,69, dhe "Milica Gjurgjeviç Stamenkovski – Boshko Obradoviç" 2,78 për qind të votave.

Kujtojmë se dje në Serbi u mbajtën zgjedhjet parlamentare, krahinore dhe ato lokale. 

zgjedhjet ne serbi

Sondazh

Poll