Bota

Kreu i Kuvendit të Malit të Zi pranë Vuçiç në Serbi, reagon presidenti malazez: Nuk ishte mesazh i mirë

Veprimi i Mandiç ka nxitur reagime teksa ai është parë bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në selinë e partisë SNS.

18 Dhjetor 2023, 14:17 Nga r.ll
Kreu i Kuvendit të Malit të Zi pranë Vuçiç në
jakov milatoviç

MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, ka reaguar pasi kreu i Kuvendit malazez  dhe lideri i Demokracisë së Re Serbe (NSD), Andrija Mandiç, mbrëmë në Beograd mori pjesë në fjalimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në selinë e listës “Serbia nuk duhet të ndalet”, të udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe (SNS).

Milatoviç ka thënë se beson se kryetari i Kuvendit, Andrija Mandiç mbrëmë nuk ka pasur vend në asnjë shtab zgjedhor në Serbi dhe se ky është një mesazh i keq.

"E pashë mbrëmë. Mendoj se është çështje e përgjegjësisë personale dhe profesionale të zotit Mandiç. Mendoj se kryetari i Kuvendit të Malit të Zi mbrëmë nuk ka pasur vend në selinë zgjedhore të asnjë partie në Serbi, por gjithsesi, siç thashë, është çështje e përgjegjësisë profesionale dhe personale të zotit Mandiç”, ka thënë Milatoviç para gazetarëve në Cetinje.

Ai tha se mesazhi sigurisht nuk ishte i mirë. Veprimi i Mandiç ka nxitur reagime teksa ai është parë bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në selinë e partisë SNS.

Përveç tij, aty janë parë edhe ministri i Sigurisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, Nenad Neshiç dhe presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik.

’Bota serbe’ në veprim. Fjalimi i fitores i presidentit të Serbisë në selinë e SNS-së ku morën pjesë – presidenti i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiç, ministri i Sigurisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, Nenad Neshiç dhe presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik”, shkruante në përshkrimin e një fotografie të publikuar nga portali Istraga në X (ish-Twitter).

jakov milatoviç andrija mandic

Sondazh

Poll