Bota

SKANDALI seksual trondit SHBA-në, punonjësi i senatorit amerikan shfaqet në një video erotike në dhomën e Komisionit Gjyqësor

Maese-Czeropski, punonjës pranë senatorit amerikan Ben Cardin, shihet me veshje erotike dhe në të pasme ka vendosur një foto të Kapitolit. Ish-punonjësi i Senatit kishte fituar më parë vëmendjen për shoqërimin e tij me Presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

18 Dhjetor 2023, 09:58 Nga r.ll
SKANDALI seksual trondit SHBA-në, punonjësi i senatorit amerikan
kongresi amerikan

SHBA- Një skandal seksual ka shokuar Kongresin e Shtete të Bashkuara të Amerikës, ku i përfshirë është edhe një politikan gjerman.

Sipas gazetës gjermane BILD, një politikan gjerman i Socialdemokratëve, ish-punonjës i Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, ka filmuar veten duke kryer marrëdhënie seksuale në një dhomë të seancave dëgjimore me punonjësin e Kongresit, Aidan Maese-Czeropski.

Videoja, rreth tetë sekonda e gjatë, thuhet se u filmua në të njëjtën dhomë ku intervistohen kandidatët e Gjykatës së Lartë dhe ku ish-drejtori i FBI-së James Comey dëshmoi për ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale 2016. Video-skandali ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe ka shkaktuar zemërim në botën politike amerikane.

Maese-Czeropski, punonjës pranë senatorit amerikan Ben Cardin, shihet me veshje erotike dhe në të pasme ka vendosur një foto të Kapitolit.

SKANDALI seksual trondit SHBA-në, punonjësi i senatorit amerikan

Senatori Ben Cardin (D-Maryland) konfirmoi shkarkimin e tij, duke deklaruar, "Aidan Maese -Czeropski nuk është më i punësuar nga U.S. Senati. Nuk do të kemi komente të mëtejshme për këtë çështje të personelit."

Policia e Kapitolit ka nisur një hetim për shkelje të mundshme kriminale të lidhura me videon që qarkullon online. Ish-punonjësi i Senatit kishte fituar më parë vëmendjen për shoqërimin e tij me Presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

SKANDALI seksual trondit SHBA-në, punonjësi i senatorit amerikan

aidan maese-czeropski

Sondazh

Poll