Politike

'Nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës'/ Avokati i Berishës pyet prokurorin e SPAK: Ka tentuar Berisha të largohet nga vendi?

Kraja u shpreh se Berisha nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës, ndaj çështja ka arritur deri tek Këshilli i Mandateve.

18 Dhjetor 2023, 12:42 Nga A.B
'Nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës'/ Avokati i Berishës
Avokati

TIRANË- Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, avokati i kryedemokratit Sali Berisha kërkoi të dinte nga prokurori i SPAK se nëse klienti i tij ka tentuar të largohet nga vendi. Nga ana tjetër, Kraja u shpreh se Berisha nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës, ndaj çështja ka arritur deri tek Këshilli i Mandateve.

REPLIKAT NË KËSHILL:

Avokati tjetër: Prokurorët nuk do të përgjigjen sepse presupozojnë se kanë sjellë vendim gjykate. Nga caktimi i masës së sigurisë, a keni prova që Berisha ka marrë veprime konkrete për tu larguar nga vendi?

Kraja:Nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës për tu paraqitur në mënyrë të vazhdueshme, ndaj kemi ardhur këtu

Avokati: A keni prova konkrete për t'ia paraqitur këtij këshilli, për të vërtetuar se nëse ka ndonjë rrezik që Berisha të ketë marrë veprime për të prishur provat?

Kraja: Eshtë përgjigjia si më parë.

keshilli per berishen 18 dhjetor 2023

Sondazh

Poll