Politike

Mbledhja e Këshillit të Mandateve/ Prokurori i SPAK, Arben Kraja kërkon masën arrest shtëpie për Berishën

Kraja tha se SPAK ka krijuar dyshime që Sali Berisha ka favorizuar dhëndrin e tij, Jamabër Malltezi.

18 Dhjetor 2023, 12:45 Nga r.ll
Mbledhja e Këshillit të Mandateve/ Prokurori i SPAK, Arben Kraja
arben kraja

TIRANË- Sot po mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK ndaj kryedemokratit, Sali Berisha. 

Gjatë fjalës së tij në mbledhje, prokurori i SPAK, Arben Kraja ka kërkuar masën "arrest shtëpie" e ish-kryeministrit Sali Berisha. Duke listuar dhe parashtruar arsyet e masave të vendosur ndaj Sali Berishës, Kraja tha se SPAK ka krijuar dyshime që Sali Berisha ka favorizuar dhëndrin e tij, Jamabër Malltezi.

‘Me datën 2 tetor 2023 është vendosur regjistrimi i emrit Sali Berisha si i dyshuar se ka kryer veprën penale korrupsion kryer në bashkëpunim. Nga hetimet vlerësohet se është krijuar dyshimi se Sali Berisha, në cilësinë e tij si kryeministër, ka kryer veprime konkrete aktive me qëllim përshtatjen e ligjeve, ku përfitues ishte edhe bashkëshorti i vajzës së tij Jamarbër Malltezi. Nuk e pengon prokurorinë që të marrë një masë ‘detyrim paraqitje’ ndaj tij. Lidhur me këtë mori masën detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit. GJKKO ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke caktuar masat e sigurimit personal. Berisha nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës. Personi në hetim nuk është paraqitur. Ne kërkojmë zëvendësim mase – nga detyrim paraqitje ndalim dalje jashtë shtetit, në atë arrest në burg/arrest në shtëpi.- tha Kraja, ndër të tjera.

Pritet që në përfundim të mbledhjes ditën e sotme të përpilohet një raport dhe më pas t’i dërgohet Kuvendit për votim, lidhur me mandatit të Berishës.

keshilli per berishen 18 dhjetor 2023

Sondazh

Poll