Politike

"Të pezullohet seanca"/ Socialistët rrëzojnë kërkesën e avokatëve të Berishës në Kuvend

PS theksoi se në Kushtetuese janë çuara masat e sigurisë të vjetra, por jo kërkesa e re e SPAK për arrestim.

18 Dhjetor 2023, 12:30 Nga A.B
"Të pezullohet seanca"/ Socialistët rrëzojnë
Avokati

TIRANË- Rrëzohet kërkesa e avokatëve të kryedemokratit Sali Berisha, për të pezulluar seancën ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK. Avokati Genc Gjokutaj kërkoi që të shtyhet mbledhja deri në shprehjen e Gjykatës Kushtetuese për masat e sigurisë të dhëna ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, në lidhje me nenin 73.

Kërkesa u rrëzua nga socialistët, duke thënë se nuk ka asnjë bazë ligjore, pasi opozitaka çuar në Kushtetuese kërkesat për masat e sigurisë dhe jo procedurën parlamentare.

PS theksoi se në Kushtetuese janë çuara masat e sigurisë të vjetra, por jo kërkesa e re e SPAK për arrestim.

“Nuk ka asnjë bazë proceduriale për të kërkuar pezullimin, Në kërkesën tuaj ju po të ishit të interesuar mund të kërkonit në Gjykatën Kushtetuese gjënë që po na kërkoni ne. Ju keni kërkuar pezullimin e masave shtrënguese, apo ndonjë mase të mundshme, por nuk keni kërkuar pezullimin e procedurave parlamentare. Kështu që për mendimin tonë nuk ka asnjë kusht ligjor, por edhe asnjë arsye ta pezolullojmë. Të vazhdojmë procesin me dëgjimin e dy palëve të interesuara”, tha kreu i grupit parlamentar Bledi Çuçi.

Seanca ende vijon për të shqyrtuar kërkesën e SPAK./Dosja.al

keshilli per berishen 18 dhjetor 2023

Sondazh

Poll