Politike

Alibeaj kundër avokatëve të Berishës, i bashkon votat me PS-në: Vendimin ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese

Ai ka bashkuar votat me Partinë Socialiste duke dalë kundër avokatëve të ish-kryeministrit për të pezulluar ose shtyrë mbledhje ku shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.

18 Dhjetor 2023, 12:36 Nga A.B
Alibeaj kundër avokatëve të Berishës, i bashkon votat me
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj është i vetmi nga opozita i pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Mandateve për çështjen e Berishës. Ai ka bashkuar votat me Partinë Socialiste duke dalë kundër avokatëve të ish-kryeministrit për të pezulluar ose shtyrë mbledhje ku shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.

“Nuk ka një vendim të Kushtetueses për të pezulluar këtë procedurë. Mund të ndodhë që e gjithë procedura e mëparshme e ndjekur nga SPAK mund të besoj se avokatët kanë të drejtën që mbas kësaj procedure të paraqesin kërkesë të re ose të bëjmë shtesë. Kërkesa e tyre të mos pranohet”, tha Alibeaj gjatë mbledhjes.

Të pranishëm në seancë janë kryetarja e Këshillit, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, deputetët e PS-së, Ermonela Felaj, Klotilda Bushka, Bledi Çuçi dhe Arben Pëllumbi nga PS-ja dhe nga opozita deputeti Enkelejd Alibeaj. Aty mundojnë deputetët e tjerë të PD-së që kanë mbështetur Sali Berishën në parlament, Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Ervin Salianji dhe Saimir Korreshi.

keshilli per berishen 18 dhjetor 2023

Sondazh

Poll