Politike

Protesta e Kuvendit, Këlliçi: Shqipëria po i përngjan regjimeve diktatoriale ku lideri i opozitës burgoset

Gjatë fjalës së tij, Këlliçi ka sjellë në vëmendje çështjen e inceneratorit të Tiranës. 

18 Dhjetor 2023, 12:12 Nga r.ll
Protesta e Kuvendit, Këlliçi: Shqipëria po i përngjan
belind kellici

TIRANË- Ish-kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi ndodhet sot i pranishëm në protestën e organizuar nga opozita para Kuvendit. 

Gjatë fjalës së tij, Këlliçi ka sjellë në vëmendje çështjen e inceneratorit të Tiranës. Ai shprehet gjithashtu se çdo ditë e më shumë, Shqipëria po i përngjan regjimeve diktatoriale, ku lideri i opozitës burgoset dhe ku sipas tij bëhet gjithçka për të luftuar opozitën.

FJALA E KËLLIÇIT:

Kemi ardhur sot këtu në protestë sepse çdo ditë e më shumë, Shqipëria i përngjan regjimeve diktatoriale, po i ngjan Rusisë, ku lideri i opozitës burgoset, ku bëhet gjithçka për të luftuar opozitën. Po i ngjajmë çdo ditë e më shumë Venezuelës, Mianmarit, vendeve të Afrikës qendrore ku ka diktaturë të tmerrshme. Ky është standardi që na ka sjellë Edi Rama pas dhjetë viteve në krye të qeverisje.

Çdo ditë që kalon, ju i paguani 80 mijë euro në ditë, Erion Veliajt për nj shërbim që nuk e merrni. Dhe kush përgjegjës? Përgjegjës në këtë Kryesi Kuvendi, ku po zhvillohet një mbledhje turpi e Këshillit të Rregullores, që duhet të mblidhej në fakt për të shqyrtuar heqjen e imunitetit dhe të mandatit të Kryeministrit Rama, për shkak se ëhstë kapur në vjedhje për më shumë dhjetë vitesh, sot po tentohet të goditet opozita, të goditet Sali Berisha jo si individ.

Sali Berisha sot nuk është vetëm individi Sali Berisha. Sali Berisha është kryetari i opozitës, i opozitës reale të vendit, i cili ka refuzuar të bëjë kompromis me të keqen, i cili prej dy vitesh udhëheq një opozitë të pakromentuar, i cili udhëheq betejat tuaja dhe të interesit publik.

belind kelli

Sondazh

Poll