Politike

ME FOTO- Protesta e PD-së, Berisha ndjek fjalimet e demokratëve, pankartat: Shqipërisë i dalim zot

Të pranishëm në protestë janë qytetarë dhe figura kryesore politike të opozitës nën drejtimin e Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha.

18 Dhjetor 2023, 12:15 Nga h.k
ME FOTO- Protesta e PD-së, Berisha ndjek fjalimet e demokratëve,
Foto nga protesta

TIRANË- Sot është zhvilluar një protestë e thirrur nga Partia Demokratike përpara ambinenteve të Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë.

Të pranishëm në protestë janë qytetarë dhe figura kryesore politike të opozitës nën drejtimin e Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha.

Protesta është shënuar me fjalime, tymuese dhe pankarta nën thirrjen "Shqipërisë i dalim zot".

Ditën e sotme protesta është zhvilluar në një kohë kur Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin është mbledhur për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë të Sali Berishës.

sali berisha

Sondazh

Poll