Politike

Protestuesit hedhin tymuese jashtë ambienteve të Kuvendit

Ndërkohë brenda ambienteve të Kuvendit po mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK ndaj Sali Berishës.

18 Dhjetor 2023, 12:18 Nga r.ll
Protestuesit hedhin tymuese jashtë ambienteve të Kuvendit
foto nga protesta

TIRANË- Ka nisur pak më herët protesta e opozitës para Kuvendit. Të pranishëm në protestë janë disa nga deputetët e Partisë Demokratike dhe qytetarët që i mbështesin. 

Teksa deputetët po mbajnë fjalën në podium, disa nga protestuesit kanë ndezur tymuese. Kujtojmë se tymueset janë perdorur edhe në seancat plenare, ku janë ndezur nga deputetët. 

Ndërkohë brenda ambienteve të Kuvendit po mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK ndaj Sali Berishës.

keshilli per berishen 18 dhjetor 2023

Sondazh

Poll