Politike

Këshilli i Mandateve/ Avokati i Berishës: Të shtyhet ose pezullohet mbledhja! Nikolla: S'kemi pse e pezullojmë

Avokati Genc Gjokutaj kërkoi që të shtyhet mbledhja deri në shprehjen e Gjykatës Kushtetuese për masat e sigurisë të dhëna ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe specifikisht për nenin 73.

18 Dhjetor 2023, 12:14 Nga A.B
Këshilli i Mandateve/ Avokati i Berishës: Të shtyhet ose
Avokati

TIRANË-Mbrojtja e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit pezullimin e seancës ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK për masën e arrestit. Avokati Genc Gjokutaj kërkoi që të shtyhet mbledhja deri në shprehjen e Gjykatës Kushtetuese për masat e sigurisë të dhëna ndaj Berishës dhe specifikisht për nenin 73.

REPLIKAT NË MBLEDHJE:

Genc Gjokutaj:Jemi vënë në dijeni të kërkesës që SPAK ka paraqitur pranë jush, me atë objekt që përshkruar. Faktikisht sikurse ne do të provojnë, me provat që ne kemi, në momentin që zhvillohet kjo seancë dëgjimi, në GJK është depozituar kërkesa në datën 14.12.2023, kërkesa e 1/5 të deputetëve drejtuar GJK, me objektin interpretimin përfundimtar të nëntit 73 pika 2, zgjidhjen konflikteve të kompetencave ndërmjet kuvendit, SPAK e GJKKO, sa i takon kufizimit të lirisë së deputetit në çdo formë. E kemi të noterizuar dhe ua paraqesim këtë kërkesë, në cilës të provës që anëtarët të njihen me faktin që është determinuat në lidhje me vendimmarrjen tuaj.

Odiseja e masave të sigurimit ndaj Berishës, ka filluar në muajin tetot dhe masat e sigurimit të mëparshme, detyrimi për paraqitje dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit janë marrë me kërkesë të SPAK drejtuar drejtpërdrejtë GJKKO. Kjo prokurori i është drejtuar Gjykatës, ndërkohë që Berisha është deputet. Praktika juaj, të paktën në një rast që do ua referojmë, ka ecur me dhënien e autorizimit edhe për masën detyrim paraqitje dhe ndalim daljes jashtë shtetit. Ne kërkojmë pezullimin e kësaj seance.

Kini vendimin nr 104 të viti 2017 që bëhet fjalë për Saimir Tahirin në atë rast Kuvendi ka dhënë autorizim edhe për ‘detyrim paraqitje’ dhe për mos daljen nga vendi. Nëse ky kuvend do të çmonte që masa të tjera siç është detyrimi për paraqitje, nuk ishin kompetencë dhe nuk përmbajnë cenim sigurie në atë rast Kuvendi do ta kthehen shkoni në Prokurori. Nuk e ka shteruar këtu as ligjvënësi as juve si Kuvend. Pra as më shumë dhe as më pak nga ana juaj është vlerësuar masa e detyrimit paraqitje. Janë masa të tilla që kufizojnë dhe cenojnë lirinë dhe sit ë tilla duhet dhënë autorizim nga Kuvendi. Gjykata Kushtetuese ka në dorë kërkesën tonë nëse kjo do të konsiderohet apo jo cenim apo heqje sigurie.  SPAK-u herën e parë nuk u është drejtuar juve dhe tani kërkon të jepet autorizim për një masë sigurimi. Ju nuk mund ta riparoni dot këtë, ne duam shtyrjen dhe pezullimin e kësaj seance deri në vendimin e gjykatës Kushtetuese, për nenin 73

Nikolla: Nuk jemi në rastet e pezullimit të seancës, nuk mund të pezullojmë një seancë pa dëgjuar kërkesit. Duhet të vazhdojmë ashtu sic është parashtruar. 

Alibeaj: Nuk duhet të nguteni të merrni një vendim pa dëgjuar të gjithë anëtarët e Këshillit. E udhës është që të trajtohet me respektin maksimal, arsyet e avokatit. I përket vendimeve të marra nga gjykata më parë?

Gjokutaj: Pezullimi është kërkesë. Ju duhet të shpreheni me një vendim, që dhe ne të bëjmë një punë sipas ligjit. Gjykata gjykon andej, ne këtej. 

/Dosja.al

keshilli per berishen 18 dhjetor 2023

Sondazh

Poll