Politike

Rama mesazh për Mitsotakis: Ne nuk bëjmë lëshime për çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë

Kryeministri e theksoi disa herë në fjalën e tij, se nuk bën asnjë negociatë dhe lëshim kur fjala vjen për sistemin e drejtësisë. 

18 Dhjetor 2023, 11:50 Nga h.k
Rama mesazh për Mitsotakis: Ne nuk bëjmë lëshime për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në takimin me negociatorët e Bashkimit Europian në administratë nuk ka lënë pa përmendur dhe çështjen "Beleri" me Greqinë. Rama ka komentuar se çështja për fqinjët ka rëndësinë e madhe për ta, por nuk është arsyeja kryesore.

Kryeministri e theksoi disa herë në fjalën e tij, se nuk bëjmë negociata dhe lëshim kur fjala vjen për sistemin e drejtësisë. 

Rama: Ju e dini që nuk janë vetëm këto arsyet e mosanëtarësimit, por që cilado qoftë arsyeja duhet të dini se ne nuk bëjmë asnjë negociatë dhe lëshime për çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë. Unë jam i bindur se ne me fqinjët tanë do të vendosim një arsye madhore mbi këtë çështje, por që ne nuk ia heqim rëndësinë për ta. Ne jemi disponibël për çdo gjë që nuk prek konsolidimin e sistemin e drejtësisë. Jo se ne nuk duam, por se drejtësia jonë është më kokëfortë, se ne për të qenë e konsoliduar. 

edi rama

Sondazh

Poll