Sport

Shokohet Mike Tyson, rrezikoi jetën pasi u intervistua nga një vrasës serial!

"Dy-tri ditë pas kësaj isha në stërvitje dhe u paraqit policia, forcat speciale na rrethuan. Po pyesja veten në atë moment kujt i kisha kapur prapanicën mbrëmë. Nuk e dija se çfarë po ndodhte. Kështu që mendova 'hej, nëse do t'i kapja prapanicën dikujt, nuk do të ishin forcat speciale, por disa avokatë."

17 Dhjetor 2023, 12:35 Nga DOSJA
Shokohet Mike Tyson, rrezikoi jetën pasi u intervistua nga një

SHBA - Mike Tyson (57) është një nga boksierët më të mirë të të gjitha kohërave, ai është i njohur për luftime spektakolare, por në një rast ai mund të ishte vrarë. Ai bëri një intervistë me Dale Hausner, një vrasës serial, pa e ditur në atë kohë.

Gjithçka ndodhi në Phoenix, ndërsa ai ishte në palestër duke u përgatitur për një nga ndeshjet. Hausner shkoi atje dhe u prezantua si gazetar dhe zhvilloi një bisedë me të. Jo shumë kohë pas kësaj, ndodhi kaos i vërtetë. "Më thanë se gazetari do të vinte në palestër dhe do të flisnim atje. Ne folëm, ai është një djalë i mirë", filloi tregimin Tyson.

Vetëm më vonë e zbuloi se kush ishte. "Dy-tri ditë pas kësaj isha në stërvitje dhe u paraqit policia, forcat speciale na rrethuan. Po pyesja veten në atë moment kujt i kisha kapur prapanicën mbrëmë. Nuk e dija se çfarë po ndodhte. Kështu që mendova 'hej, nëse do t'i kapja prapanicën dikujt, nuk do të ishin forcat speciale, por disa avokatë.

Sapo doli jashtë, ata i shpjeguan se me kë po fliste vërtet. "Dola dhe fola me shefin. Më tregoi një foto që mbante policia të tij. I thashë se po promovoja ndeshjen dhe kërkoj falje nëse e ofendova ose thashë diçka të gabuar. Ai m'u përgjigj - jo, jenime fat që ju pëlqeu ju, por nuk i kishin pëlqyen 28 personat që qëlloi dhe plagosi, apo tetë të tjerë që vrau", shpjegoi Tyson dhe i tronditi të gjithë.

<iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/0BofPug6HLw?si=78GzBiGmqE_4KwYE" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" allowfullscreen></iframe>

Hausner u arrestua dhe u dënua me gjashtë burgime të përjetshme. Më pas në vitin 2013 ai u vetëvra në qeli, pasi piu disa pilula. Ka pasur spekulime të ndryshme, por pas autopsisë u konstatua se bëhej fjalë për vetëvrasje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 17 Dhjetor 2023, 12:00

"Unë jam me lojtarët deri në vdekje"

SPANJE - Diego Simeone nuk e kontestoi humbjen (0-2) pasditen e kësaj të shtune ndaj Athletic Bilbaos. Trajneri i Atlético Madrid, ...