Sport

Luton zbulon se Tom Lockyer pësoi një arrest kardiak, gjendja e tij tani e qëndrueshme

Klubi anglez ka përditësuar gjendjen shëndetësore të kapitenit të skuadrës, pas një incidenti që pezulloi ndeshjen kundër Bournemouth.

17 Dhjetor 2023, 08:45 Nga DOSJA

Luton zbulon se Tom Lockyer pësoi një arrest kardiak, gjendja e tij

ANGLI - Luton ka ofruar një përditësim të gjendjes shëndetësore të Tom Lockyer në spital. Kapiteni i skuadrës që ra në fushë gjatë ndeshjes ndaj Bournemouth, për Premier League, duke treguar se lojtari uellsian pësoi arrest kardiak, por tani gjendja e tij është e qëndrueshme.

“Departamenti ynë mjekësor konfirmoi se kapiteni i Hatters pësoi një arrest kardiak në fushë, por ishte i vetëdijshëm që në momentin kur u mor me barelë. Ai ka marrë asistencë në stadium, gjë që na bën të falënderojmë edhe një herë ekipet mjekësore të të dy klubeve”,- thuhet në shënimin e publikuar në rrjetet sociale.

“Tom u transferua në spital dhe ne mund të sigurojmë fansat se ai është stabil dhe po i nënshtrohet testeve shtesë, me familjen e tij në krah. Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë për mesazhet e mbështetjes, shqetësimit dhe dashurisë për Locks”,- shtohet në shënim.

Ndeshja kundër Bournemouth u ndërpre në minutën e 58-të, kur rezultati ishte 1-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll