Sport

Mësohet pseudonimi interesant që trajneri Simeone i kishte vënë Leo Messit: "Për të mos na trembur, ai e quante atë 'Xhuxhi"...

"Leo është futbollisti më i mirë me të cilin jam përballur ndonjëherë në një fushë futbolli. Për ta kontrolluar atë më duhej të qëndroja shumë i përqendruar".

17 Dhjetor 2023, 09:00 Nga DOSJA

Mësohet pseudonimi interesant që trajneri Simeone i kishte

SPANJE - "Sa here që luanim kundër Barcelonës, trajneri Simeone nuk e tha kurrë emrin 'Messi'. Ishte një mënyrë për të mos na trembur lojtarët”. 

Filipe Luis, sapo i dha lamtumirën futbollit, në një intervistë me Charla Podcast zbulon një ngjarje të bukur të lidhur me trajnerin Diego Simeone, Lionel Messi dhe ndeshjet mes Atletico Madridit të tij dhe Barçës së “Pleshtit”.

"Ai kurrë nuk e tha emrin 'Messi', por e quante atë 'Il Nano' (xhuxhi), edhe pse të dy ishin argjentinas. E bënte për të mos na trembur. Leo është futbollisti më i mirë me të cilin jam përballur ndonjëherë në një fushë futbolli. Për ta kontrolluar atë më duhej të qëndroja shumë i përqendruar. Kam parë praktikisht të gjitha ndeshjet që Messi ka luajtur nga viti 2006 deri në 2016, ai ishte i çmendur në fushë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll