Sport

"Unë jam me lojtarët deri në vdekje"

Trajneri argjentinas Diego Simeone i Atlético Madrid u dorëzua pas humbjes (0-2) në Bilbao: “Ata ishin më të mirë nga fillimi në fund”, theksoi ai.

17 Dhjetor 2023, 12:00 Nga DOSJA

"Unë jam me lojtarët deri në vdekje"

SPANJE - Diego Simeone nuk e kontestoi humbjen (0-2) pasditen e kësaj të shtune ndaj Athletic Bilbaos. Trajneri i Atlético Madrid, në fund të ndeshjes, theksoi se skuadra baske ishte më e mirë se bardhekuqtë në të gjitha aspektet e lojës, nga minuta e parë deri në të fundit.

“Ata ishin më të mirë nga fillimi në fund, edhe pse në 15 minutat e fundit ne ishim pak më mirë në lojë, kishim më shumë raste për të shënuar gola, por ata ishin më të mirë. Ata ishin më të mirë në çdo aspekt të ndeshjes dhe e meritonin fitoren.

Tani le të përpiqemi të rikuperojmë sa më shpejt të jetë e mundur, të përpiqemi të kthejmë mendjen e djemve dhe me qetësi, të përgatitemi për ndeshjen e së martës (Getafe)”,- tha trajneri argjentinas i Atlético Madrid, pasi regjistroi humbjen e katërt të sezonit në La Liga.

“Sot është dita kur jam më i qetë. Pse? Unë e di se çfarë më japin lojtarët dhe jam me ta deri në vdekje. Nuk kam për çfarë t'i qortoj. Nuk jemi të fortë larg shtëpisë. Ne duhet të përmirësohemi në këtë pjesë. Është thelbësore të kemi rregullsi në garë”,- shtoi Simeone.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll