Sport

Modric, muajt e fundit te Real Madrid! Pas 12 vitesh, kroati nuk e duron stolin…

Mbetet për t'u parë tani, nëse ai do të qëndrojë në Evropë apo do të pranojë një mërgim të artë, me “los blancos” që shpresojnë se ai nuk dëshiron të largohet në janar.

17 Dhjetor 2023, 10:00 Nga DOSJA

Modric, muajt e fundit te Real Madrid! Pas 12 vitesh, kroati nuk e duron

SPANJE - Luka Modric po jeton muajt e tij të fundit si futbollist për Real Madrid. Sipas asaj që raportohet nga “Sport”, pas 12 sezonesh ai nuk është më një titullar i “los blancos” dhe kjo i ka shtuar ndjeshëm dyshimet.

Para se të vazhdonte kontratën e tij edhe për një sezon, ai kishte një ofertë nga Arabia Saudite dhe nuk ishte i sigurt nëse do të vazhdonte në Spanjë, por ai kurrë nuk e priste një rol të tillë mbështetës.

Ancelotti do të donte akoma që ai të ishte me të, por është e vështirë të bindësh një 38-vjeçar që ka fituar edhe “Topin e Artë”, të mos jetë më i domosdoshëm.

Në kampionat mesfushori kroat nuk ka luajtur asnjëherë 90 minuta në asnjë ndeshje, ndërsa në Champions i ka kompletuar kundër Bragas dhe Union Berlin. Mbetet për t'u parë tani, nëse ai do të qëndrojë në Evropë apo do të pranojë një mërgim të artë, me “los blancos” që shpresojnë se ai nuk dëshiron të largohet në janar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll