Sport

De la Fuente: “Nuk e kuptoj se si duan të më bëjnë përgjegjës për dëmtimin e Gavi”

Deklarata e trajnerit të Spanjës, Luis de la Fuente. Mesfushori nuk do të luajë më këtë sezon dhe vështirë se do të jetë gati në kohë për të marrë pjesë në “Euro 2024” dhe Lojërat Olimpike me Spanjën.

17 Dhjetor 2023, 11:00 Nga DOSJA

De la Fuente: “Nuk e kuptoj se si duan të më bëjnë

SPANJE - Luis de la Fuente, trajneri i Spanjës, komentoi dëmtimin e rëndë të Gavi, i pësuar gjatë grumbullimit në “La Roja”. Mesfushori 19-vjeçar i Barcelonës nuk po luan më këtë sezon dhe vështirë se do të jetë gati në kohë për të marrë pjesë në “Euro 2024” dhe Lojërat Olimpike me Spanjën.

Mesfushori është dëmtuar në ndeshjen mes Spanjës dhe Gjeorgjisë. Në një deklaratë, Barcelona zbuloi se lojtari pësoi një "këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë të gjurit të djathtë" dhe një "dëmtim të lidhur me meniskun".

“Nuk e kuptoj se si duan të më bëjnë përgjegjës për dëmtimin e Gavi-t. Është një rrezik dhe një aksident. Unë jam një nga ata, karakteristikë e të cilit është mbrojtja e lojtarëve”, tha trajneri La Fuente në një intervistë për “La Razón”.

“Ne gjithmonë i mbrojmë futbollistët. Më duket turp që të fajësojmë dikë për dëmtimin e një lojtari. Të gjithë e dimë se mund të dëmtohesh për një sekondë, pasi del në fushë. Ka situata që i shpëtojnë logjikës dhe racionalitetit”,- shtoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll