Sport

“Unë jam si të moshuarit nëpër supermarkete, qëndrojnë në vend dhe pengojnë rrugën”

Trajneri i Crystal Palace ka komentuar barazimin (2-2) në shtëpi ndaj kampionëve të Anglisë, Manchester City.

17 Dhjetor 2023, 11:30 Nga DOSJA

“Unë jam si të moshuarit nëpër supermarkete,

ANGLI - Crystal Palace organizoi surprizën, për momentin, në raundin e 17-të të Premier Lague, duke barazuar (2-2) në shtëpi në Manchester Cityt. Gjithmonë i sinqertë në intervistat e tij pas ndeshjes, Roy Hodgson, pranoi se objektivi, i cili përfundoi duke funksionuar, ishte të prishte ‘jetën’ e kampionëve anglezë.

“Unë jam si të moshuarit që shëtisin nëpër supermarkete, qëndrojnë në vend dhe pengojnë rrugën. Kjo është ajo që mund të bëj përsa i përket futbollit. Ndoshta kam marrë guximin disa herë të them gjëra që janë të diskutueshme. Gjithsesi ndjehem sikur mund ta bëj këtë punë dhe nuk duhet të shqetësohem për pjesën tjetër. Trajnerët e tjerë janë më në ankth, kanë frikë se mos humbasin vendin e punës”,- tha trajneri 76-vjeçar.

Hodgson, i cili ka fituar një në dhjetë ndeshjet e tij të fundit, mund të festojë barazimin në Mançester si fitore, megjithatë, ai preferon të shikojë aspekte të tjera pozitive.

“Unë thjesht dua ta ndihmoj klubin të ketë një sezon të mirë. Dua apo jo të vazhdoj diku tjetër, nuk e di”,- tha trajneri i klubit që zë vendin e 15-të në Premier League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll