Sport

Grémio ndahet me Luis Suarez, fiton më shumë se 100 mijë euro... në dy orë e gjysmë

Klubi brazilian nxori në shitje 120 fanela me kornizë dhe autografe të yllit uruguajan

17 Dhjetor 2023, 09:30 Nga DOSJA

Grémio ndahet me Luis Suarez, fiton më shumë se 100 mijë

BRAZIL - Qëndrimi i shkurtër i Luis Suarez në Brazil pati një ndikim të tillë te tifozët e Grémio (dhe më gjerë), saqë emblema ‘kanariane’ vendosi të bënte një fushatë lamtumire për nder të sulmuesit uruguajan, i cili nënshkroi 120 fanela, të cilat, pasi u kornizuan, u nxorën në shitje nga 5 mijë realë secila, ekuivalente me rreth 928 euro.

Tani, pas dy orësh e gjysmë, raporton ‘Globo Esporte’, klubi ka arritur të shesë 110 njësi, duke grumbulluar në total gati 550 mijë reai ose 102 mijë euro.

Kjo nismë, duhet theksuar, vjen në vitin në të cilin Grémio feston 120-vjetorin e saj. Klubi u themelua më 15 shtator 2003.

Luis Suarez, 36 vjeç, mbërriti te Grémio në janar dhe gjatë gjithë sezonit në Brazil, kontribuoi me 26 gola dhe 17 asistime (zyrtare) në 53 ndeshje. Tani ai, sipas raportimeve që qarkullojnë, duhet të bashkohet me Messin te Inter Miami. Tani, fanela e Suarez është bërë një artikull koleksioni. E rrallë dhe unike, si marrëdhënia mes idhullit dhe fansave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll