Sport

Mo Salah sërish në shënjestër të skuadrave të Arabisë Saudite...

Sipas një raporti ekskluziv të "Daily Mail", Liga Pro Saudite do të përpiqet përsëri të joshë Mohamed Salah verën e ardhshme, pavarësisht dëmtimit me egjiptianin të Al Ittihad vitin e kaluar.

17 Dhjetor 2023, 12:30 Nga DOSJA

Mo Salah sërish në shënjestër të skuadrave të

ANGLI - Liga Saudi Pro League, do të bëjë përpjekje të reja për të blerë Mohamed Salah, sulmuesin egjiptian të Liverpool në muajt e ardhshëm për sezonin e ri. Kujtojmë, se Al Ittihad shkaktoi një shqetësim në “Anfield” verën e kaluar, duke i dorëzuar një ofertë prej 200 milionë paundë Liverpoolin për sulmuesin egjiptian.

Pas investimit të 750 milion £ në lojtarë të rinj gjatë afatit kalimtar të fundit, shpenzimet e Saudi Pro League do të ngadalësohen vitin e ardhshëm, pasi ata janë të kyçur në të gjitha kontratat e transmetimit dhe komercial për 18 muajt e ardhshëm, por Salah  konsiderohet një përjashtim!

31-vjeçari është ende, sipas mediave britanike, objektivi më i rëndësishëm i transferimeve për sauditët, pasi ai mbetet në kulmin e tij dhe është një ikonë në të gjithë botën arabe. Më shumë se 10.000 tifozë egjiptianë ishin në stadiumin “Mbreti Abdullah” të Jeddah të enjten, për të parë kampionët afrikanë të Al Ahly që mundën Al Ittihad. Ata arritën në gjysmëfinale, ku do të përballet me Fluminense të hënën, kampionët e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës midis Klubeve.

Ndërsa ky është kryesisht një plan i qeverisë së Arabisë Saudite për të diversifikuar ekonominë e mbretërisë përtej naftës, zgjerimi i ligës së futbollit ka ndezur pasionet në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikë dhe një transferim i mundshëm i Salah do të nxiste më tej këtë zhvillim.

Egjiptianit i kanë mbetur edhe 12 muaj në kontratën e tij aktuale me Liverpoolin dhe megjithëse verën e kaluar ai nuk tregoi dëshirë për t'u larguar nga “Reds”, apo as për të hapur negociatat, gjërat mund të ndryshojnë nëse Liverpool kërkon t'i qëndrojë në rrugën e tij në fund të sezonit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 17 Dhjetor 2023, 12:00

"Unë jam me lojtarët deri në vdekje"

SPANJE - Diego Simeone nuk e kontestoi humbjen (0-2) pasditen e kësaj të shtune ndaj Athletic Bilbaos. Trajneri i Atlético Madrid, ...