Politike

Berisha: Zbulimi i bisedave të Ramës në SkyECC ka shkaktuar rrëqethje në kabinetet europiane

Sipas Berishës, për këtë arsye, në konkluzionet e Këshillit të Europës u vendos si kusht lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

14 Dhjetor 2023, 14:46 Nga a.l
Berisha: Zbulimi i bisedave të Ramës në SkyECC ka shkaktuar
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë një konference për shyp tha se në SkyECC janë zbuluar edhe biseda të kryeministrit Rama. Në një konferencë për shtyp ai tha se zbulimi i këtyre komunikimeve ka shkaktuar rrëqethje në kabinetet europiane. Sipas Berishës, për këtë arsye, në konkluzionet e Këshillit të Europës u vendos si kusht lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

"Problem tjetër madhor që lexohet në dokumentin e Këshillit është problemi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Emërimi i Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Rendit, person me rekorde ndër më kriminalet në Europë, zbulimi i bisedave të Edi Ramës me telefonat e kriptuar, ka shkaktuar rrëqethje në kabinetet evropiane. Ndaj dhe ata kanë vendosur aty luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si një kusht i pakapërcyeshëm. Kushtet e tjera lidhen me reformën e pronësisë, regjistrimin dhe kompensimin e pronave në mënyrën më transparente. Luftën kundër falsifikimeve në këtë fushë, pasi trafikantët të llojit Pëllumb Gjoka e të tjerë, kanë pushtuar miliona e milionë metër katrorë tokë të pronarëve legjitimë", tha ai. 

sali berisha

Sondazh

Poll