Politike

SPAK kërkon arrestimin, deputetët e opozitës padi në Kushtetuese: Të pezullohet vendimi

Sipas deputetëve të opozitës masa e marrë ndaj Sali Berishën ‘detyrim paraqitje’, më 20 tetor, për aferën e privatizimit të klubit sportiv Partizani, është antikushtetuese dhe është marrë pa u kërkuar paraprakisht autorizimin e Kuvendit.

14 Dhjetor 2023, 13:34 Nga a.l
SPAK kërkon arrestimin, deputetët e opozitës padi në
Kuvendi

TIRANË- Deputetë të Partisë Demokratike i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese që të pezullohet vendimi i GJKKO për masën shtrënguese ndaj Sali Berishës e për rrjedhojë edhe pezullimin e arrestimit të tij. 

Objekti i padisë, i cili u depozitua nga deputeti Oerd Bylykbashi, i shoqëruar edhe nga përfaqësuesit ligjor Ivi Kaso dhe Franc Nuri, sipas tyre konsiston në zgjidhjen e kompetencave ndërmjet Kuvendit dhe SPAK e GJKKO për sa i takon çështjes së heqjes dhe/ose kufizimit të lirisë së Deputetit të Kuvendit.

Sipas deputetëve të opozitës masa e marrë ndaj Sali Berishën ‘detyrim paraqitje’, më 20 tetor, për aferën e privatizimit të klubit sportiv Partizani, është antikushtetuese dhe është marrë pa u kërkuar paraprakisht autorizimin e Kuvendit.

SPAK kërkon arrestimin, deputetët e opozitës padi në

SPAK kërkon arrestimin, deputetët e opozitës padi në

deputetet e pd

Sondazh

Poll