Politike

Berisha: Rama bllokoi sërish çeljen e negociatave, do kërkojmë dorëzimin e mandatit të tij

Berisha tha se Rama ka zëvendësuar shtetin ligjor me kodin e mafies dhe narkoshtetit.

14 Dhjetor 2023, 12:52 Nga a.l
Berisha: Rama bllokoi sërish çeljen e negociatave, do
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka komentuar deklaratat e liderve të BE-së në Bruksel me udhëheqjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke thënë se Shqipëria mbetet në klasë. Në konferencën me gazetarët, ai tha se Rama bllokoi sërish çeljen e negociatave, ndërsa shtoi se do të kërkohet dorëzimi i mandatit të tij. Berisha tha se Rama ka zëvendësuar shtetin ligjor me kodin e mafies dhe narkoshtetit.

"Në deklaratën e liderëve të BE, të mbledhur në Bruksel me udhëheqjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, rezulton se Shqipëria mbetet në klasë. Prej një viti e gjysëm nga takimi i Brukselit, negociatat de facto nuk po hapen.
Edi Rama është shkaktari kryesor i këtij bllokimi de facto të procesit të integrimit nga viti 2013 gjer në vitin 2023, pra nj dekadë me radhë. Edi Rama ka përkeqësuar për interesa personale të pushtetit të tij demokracinë, gjendjen ekonomike. Ka zëvendësuar shtetin ligjor me kodin e mafies dhe narkoshtetit. Ai është sot kreu i qeverisë më i pavlerësuar, më i pabesueshëm në të gjithë qeveritarët e Europës, më konkretisht vendeve që aspirojnë anëtarësimin në BE. Në Kongresin e tij, ai paralajmëroi shqiptarët duke fajësuar njëherë Greqinë dhe njëherë tjetër boshtin evropian se Brukseli nuk do hapë negociatat për Shqipërinë. Duke aluduar kryesisht për çështjen Beleri. E vërteta është se në deklaratën e liderëve të BE, çështja më kryesore, apo numër 1, që pengoi hapjen de facto të negociatave me Shqipërinë, është mungesa e dialogut për shkak kjo të qëndrimeve dhe veprimeve të Edi Ramës, grusht shteti brenda shtetit, duke marrë të gjitha kompetencat e parlamentit, fakt ky i denoncuar në mënyrë të përsëritur gjatë muajit të fundit dy herë nga Komisioni Europian, si në raportin e Komisionit, ashtu edhe në deklaratën e zyrës së zotit Borrel, si një akt që nuk ndodh kund përveçse në Shqipëri", tha ai.

sali berisha

Sondazh

Poll