Politike

Marrëdhëniet me Mitsotakis, Rama: Nuk kemi asgjë personale, ka dy mënyra për të trajtuar çështjet

E para është gjithë inat dhe mëllef, ndërsa mënyra e dytë, sipas tij është me elegancën e sjelljes njerëzore.

14 Dhjetor 2023, 13:48 Nga I.A
Marrëdhëniet me Mitsotakis, Rama: Nuk kemi asgjë personale, ka dy
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëdhëniet që ka me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis. Në një deklaratë për mediat, Rama tha se ata bashkë nuk kanë asgjë personale. Po ashtu Rama theksoi se gjatë eksperiencës së tij, ka mësuar se janë dy mënyra për të trajtuar çështjet. E para është gjithë inat dhe mëllef, ndërsa mënyra e dytë, sipas tij është me elegancën e sjelljes njerëzore.

Gazetari: Mund të na thoni se si janë raportet tuaja me Kryeministrin e Greqisë duke qenë se është folur se keni një mosmarëveshje në lidhje me çështjet Beleri, ku thuhet se ditën e djeshme në samit, ju keni pasur një debat ?

Rama: Marrëdhënie miqësore shumë e hapur respekti dhe unë për veten time falë dhe gjithë eksperiencës, por edhe eksperiencës me BE liderët e tjerë në kushte nga më të ndryshmet e kam mësuar që ka një rrugë për t’i trajtuar mosmarrëveshjet, që është rruga që ne njohim, me çjerrje me sharje me inate me mllefe, dhe ka një rrugë tjetër, për ti trajtuar me të gjithë elegancën e sjelljes njerëzore, sa më elegante të tjerë mënyra e trajtimit të mosmarrëveshjeve mes njerëzve që kanë më shumë të përbashkëta, aq më larg jemi nga zoologjia, sa më shumë i kthehem mosmarrëveshjet në arsye për tu kacafytur aq më pranë zoologjisë shkojmë. Një nga dhuratat e mëdha për mua të gjithë kësaj historie politike është që më ka ndihmuar ti largohem zoologjisë," -tha Rama.

edi rama kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll