Politike

Hetimet për inceneratorin e Tiranës, Rama refuzon të përgjigjet: Jam kryeministër, jo llogaritar

Ndërkohë që theksoi se SPAK është organi i akuzës dhe jo organi që merr vendimin. 

14 Dhjetor 2023, 13:07 Nga I.A
Hetimet për inceneratorin e Tiranës, Rama refuzon të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka refuzuar që të përgjigjet për inceneratorin e Tiranës. Në një konferencë për mediat, i pyetur nga gazetarët për këtë incenerator, Rama ka deklaruar se ai është kryeministër dhe jo llogaritar. Ndërkohë që theksoi se SPAK është organi i akuzës dhe jo organi që merr vendimin. 

Gazetari: Hetimet e SPAK kanë nxjerrë që nga 60 mln euro para publike që janë shpenzuar për impiantin e menaxhimit të mbetjeve në Tiranë rreth 40 mln euro janë transferuar në kompanitë e të akuzuarve për mashtrim dhe janë zhdukur sipas SPAK, ju dhe qeveria juaj që u është besuar të menaxhoni pasuritë çfarë ka ndodhur me këto para ?

Rama: Unë nuk jam llogaritar, por jam kryeministër i Shqipërisë. SPAK është organi i akuzës, gjykata është organi që vendos, dhe midis akuzës dhe vendimit ka një proces të tërë, që nuk është proces ku përfshihet qeveria, por prokurorët të akuzuarit avokatët gjykatësit. Unë edhe pa SPAK-un fare jam i prirur që lojërat me shifra ti shoh me shumë skepticizëm. Ndërkohë që në këtë rast nuk është pyetje për mua, është çështje e një procesi që duhet të bëjë rrugën e vet dhe në fund ka një gjykatë që vendos në të treja shkallët e saj, dhe vetëm në fund mund të bëjmë diskutime të natyrës teorike se çfarë ndodhi e si ndodhi në aspektin e shifrave. Nuk dua të bëj koment se kam parë çudira që janë për të qeshur dhe për të qarë me këto kalkulatricet folklorike," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll