Politike

Berisha: Hapjen e negociatave nuk e ka bllokuar Greqia, por Rama për interesat e tij mafioze

Sipas Berisha, problem tjetër madhor që lexohet në dokumentin e Këshillit është problemi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

14 Dhjetor 2023, 13:14 Nga a.l
Berisha: Hapjen e negociatave nuk e ka bllokuar Greqia, por Rama për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha thotë se hapjen e negociatave nuk e ka bllokuar Greqi, por Rama me interesat e tij. Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se mosrespektimi i prezumimi i pafajësisë e bën bllokimin e betimit një akt antikushtetues në ligjet shqiptare. Një akt që dhunon në mënyrë flagrante konventën evropiane të të drejtave të njeriut. Sipas Berisha, problem tjetër madhor që lexohet në dokumentin e Këshillit është problemi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

"Edi Rama mund ta akuzojë Greqinë duke mashtruar shqiptarët, por e vërteta është se shkaku kryesor nuk është Greqia. Thashë, pika e parë është mungesa e dialogut. Por shkaku kryesor është dhunimi nga Edi Rama i parimeve më themelore të të drejtave të njeriut dhe parimeve ndërkombëtare të drejtësisë. Mosrespektimi i prezumimi i pafajësisë e bën bllokimin e betimit një akt antikushtetues në ligjet shqiptare. Një akt që dhunon në mënyrë flagrante konventën evropiane të të drejtave të njeriut. Dhe kjo bëhet vetëm e vetëm për pushtimin e Edi Ramës dhe grupeve të tij mafioze të tokave dhe trojeve në Himarë, të cilat Beleri nuk do i lejonte kurrë. Pra, shikoni se si për interesa mafioze, për interesa strikt pasurimi, u bie vizë marrëdhënieve me një vend fqinj, i cili jo vetëm që nuk ka bllokuar, por ka mbështetur të gjithë procesin e integrimit europian dhe euroatlantik të Shqipërisë. Pra është Edi Rama me qëndrimet e tij dhe jo Greqia, e cila nuk kërkon asgjë tjetër, vetëm atë që ligjet shqiptare dhe praktika shqiptare dhe botërore përcakton në parimin e pafajësisë dhe atë që praktika shqiptare e ka përcaktuar në raste të tjera, kur kandidatët kanë qenë shqiptarë. Problem tjetër madhor që lexohet në dokumentin e Këshillit është problemi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Emërimi i Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Rendit, person me rekorde ndër më kriminalet në Europë, zbulimi i bisedave të Edi Ramës me telefonat e kriptuar, ka shkaktuar rrëqethje në kabinetet evropiane. Ndaj dhe ata kanë vendosur aty luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si një kusht i pakapërcyeshëm. Kushtet e tjera lidhen me reformën e pronësisë, regjistrimin dhe kompensimin e pronave në mënyrën më transparente. Luftën kundër falsifikimeve në këtë fushë, pasi trafikantët të llojit Pëllumb Gjoka e të tjerë, kanë pushtuar miliona e milionë metër katrorë tokë të pronarëve legjitimë", tha ai. 

sali berisha

Sondazh

Poll